
Tiago Mota me shumë mungesa pret derbin me Lacion
Ndeshja Juventus-Lacio është një nga sfidat më të rëndësishme që rezervon kjo javë e Serie A. Thiago Mota, trajneri i “Zonjës së Vjetër” është i vetëdijshëm se e pret një ndeshje shumë e vështirë, për më tepër që edhe në këtë takim duhet të bëjë llogaritë me shumë mungesa.
“Do të jetë një ndeshje e bukur, duhet të bëjmë sa më mirë punën tonë për të dalë me një rezultat pozitiv. Përballë kemi një skuadër të mirë, me lojtarë që janë në një moment të mirë, gjithashtu kanë një trajner ekspert të cilin e vlerësojë shumë.
Si është situata me mungesat?
Nuk do të jenë Bremer, Milik, MekKennie, Kopmeiners, Gonzalez dhe Konseisao. Janë në dispozicion Veah dhe Faxhioli”, u shpreh ndër të tjera Motta.