
Tiago Mota reagon për herë të parë, pas shkarkimit nga Juventusi
Juventusi ka shkarkuar Tiago Mota-n nga posti i trajnerit, ende pa i mbushur një vit ai në krye të klubit. Rezultatet e dobëta dhe sidomos dy humbjet e fundit nga Atalanta dhe Fiorentina bënë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë Mota-n.
Trajneri Tiago Mota dha mesazhin e tij të lamtumirës pas shkarkimit nga Juventusi, duke shprehur mirënjohje për mundësinë e punës në klub.
“Kam jetuar momente intensive, gjithmonë me vendosmëri maksimale dhe dëshirë për të përmirësuar çdo ditë. Falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen ndaj punës sime. Juventusi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe uroj klubit të mirën për të ardhmen,” tha Mota në një deklaratë për “ANSA”.