Tibo Kurtua rikthehet në portën e Realit dhe barazon legjendën Iker Kasilas
Edhe pse kampion i shpallur, edhe pse pas një feste mes shampanjës dhe purove, Real Madridi është treguar i pamëshirshëm me Alavesin, duke e mposhtur 5-0 në kuadër të javës së 36-të në La Liga.
Pas dhjetë minutash lojë, Xhud Belingam realizoi për 1-0 me një asistim të Toni Kroos. Në minutën e 27-të, Vinicius Junior shënoi për 2-0, ndërsa Edouardo Kamavinga ishte në rolin e asistuesit. Belingam kaloi në rolin e asistuesit në minutën e 45+1-të, kur e shërbeu Federiko Valverden për 3-0.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga “Los Blankos”, që shënuan dy gola të tjerë. Për 4-0 u përkujdes Vinicius, që realizoi golin e dytë personal në minutën e 70-të, ndërsa Belingam ishte asistuesi. Golin e pestë për Real Madriditn e realizoi talenti turk, Arda Guler, me një super goditje në minutën e 81-të.
Real Madridi tashmë i shpallur kampion ka arkëtuar 93 pikë pas 36 javësh, ndërsa në javen e 37-të takohen me Viljarrealin.
Sakaq, që u rikthye pas një dëmtimi të gjatë, Tibo Kurtua dhe shkruajti historinë, pasi bëhet portieri i parë i Real Madrid që nga Iker Casillas në 2008, që ka bërë 10 ose më shumë pritje në një ndeshje të La Liga-s. Pas tij janë Lunin me 9 dhe Navas me 8.