
Tifozeritë në trojet shqiptare urojnë Kosovën për përvjetorin e pavarësisë
Kosova kremton 17-vjetorin e pavarësisë, një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës.
Urimet për këtë ditë të madhe nuk munguan si dhe u organizuan aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore, për të përkujtuar sakrificat e mëdha të popullit tonë.
Në këtë ditë të bukur feste nuk kishte si të mungonin edhe urimet nga tifozeritë anembanë trojeve shqiptare.
Nga Tifozat Kuq e Zi deri tek Tirona Fanatics dhe Ballistët e Tetovës, që të gjithë uruan Kosovën për 17-vjetorin e pavarësisë.
“Për të gjithë ata që ndër dekada dhanë gjithçka për liri, Urime Kosovë e u bofsh Shqipni!”, kanë shkruar Tifozat Kuq e Zi.
“Urime Pavarësinë Kosovë…sa më shpejt u bofsh Shqipni!”, ishte reagimi nga ana e Tirona Fanatics.
“Gëzuar pavarësinë Kosovë”, kanë reaguar Ballistët e Tetovës duke e shoqëruar këtë mbishkrim me një fotografi të ushtarëve të UÇK-së.