Tifozët e Bajernit para qendrës sportive në Munih: “Tuchel raus”
Situata te skuadra e Bajern Munihu nuk duket aspak e qetë. Tifozët e ekipit bavarez kanë protestuar pas disfatës së fundit në kampionat, në përballjen direkte për titullin ndaj Bajer Leverkuzenit.
Pas humbjes 0-3 në Bundesligë, në qendrën sportive “Sabener Strasse”, selia e bavarezëve, u shfaq një pankartë kundër trajnerit Tomas Tushel.
Ky i fundit përfundoi në qendër të vëmendjes së tifozëve duke pasur parasysh diferencën me 5 pikë ndaj kryesuesve.
“Tuchel raus” (Tuchel largohu) është teksti i pankartës së mbërthyer nga në kangjellat hyrëse të klubit. Një mesazh i qartë, të cilin do ta shohim nëse pasqyron edhe vullnetin e drejtuesve bavarezë ditët në vijim.