
Tijani Reijnders gati të vazhdojë kontratën me Milanin
Mesfushori holandez, Tijjani Reijnders është shndërruar në një lojtar kryesor te Milani. Dhe forma tij do të shpërblehet pasi që drejtuesit e skuadrës, pritet që të vazhdojë kontratën e tij.
Kishte zëra se holandezi po kërkohej nga skuadra të mëdha evropiane, me Man. Sitin dhe Arsenalin që shprehën interesim për të, mirëpo ai vendosi të qëndrojë te Milani.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Reijnders pritet të nënshkrojë kontratë deri në qershor të vitit 2030 me “Rossonerët”. Holandezi, këtë sezon ka bërë 36 paraqitje ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 3 herë në të gjitha garat./IndeksOnline/