Tjetër aksident tragjik në Itali, humb jetën 30-vjeçari shqiptar
Një aksident tragjik ka tronditur komunitetin e Gaetës pak pas orës 19:30 të ditës së djeshme, përgjatë zonës urbane të rrugës rajonale Flacca.
Përplasja e ndodhur në zonën “Catena”, ka përfshirë një makinë Smart dhe një Opel Corsa, duke lënë një të vdekur dhe dy të plagosur. Viktima e aksidentit është 30-vjeçari me origjinë shqiptare, Dhurim Shini, i cili drejtonte Smartin dhe nuk i mbijetoi përplasjes.
Makina tjetër e përfshirë, një Opel Corsa, kishte një grua 58-vjeçare që drejtonte dhe një pasagjer. Të dy janë transportuar në spital me plagë të rënda. Sidomos shqetësuese është gjendja e drejtuesit të mjetit, ndërsa personeli mjekësor po punon për të ofruar kujdesin e nevojshëm.
Aktualisht efektivët e Policisë Rrugore të Formisë po punojnë për rikonstruksionin e dinamikës së aksidentit.