Tragjedi në Tiranë: 14-vjeçari humb jetën pas plagosjes nga bashkëmoshatari i tij në oborrin e shkollës
Këtë të hënë rreth orës 13:10, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku dy të rinj janë përfshirë në një sherr me thika, e për pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar.
Sipas informacioneve, konflikti ka ndodhur pranë gjimnazit “Fan Noli”.
Si pasojë e plagëve të marra pasi u qëllua në zemër, 14-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkaq, një tjetër nxënës 14-vjeçar është plagosur, pasi ka marrë plagë në gjoks, por fatmirësisht, gjendja e tij është e qëndrueshme.
Ende nuk dihet shkaku i konfliktit midis nxënësve.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.