
Tragjedia në Koçani/ Familjarët bllokojnë spitalin, refuzojnë që trupat e viktimave të dorzohen për obduksion
Prindërit e viktimave nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan formuan një mburojë njerëzore para Spitalit të Koçanit, duke penguar autoritetet që të transferojnë trupat e fëmijëve të tyre në Shkup për autopsi.
Zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm u ka marrë jetën 59 të rinjve të moshës 14 deri në 25 vjeç, kryesisht nga Koçani, ndërsa prindërit të zemëruar dhe të dëshpëruar kërkojnë që kufomat t’u dorëzohen atyre që t’i përgatisin për varrim./ZYRTARE.net/