Tragjike: Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima është gjetur pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, e ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.
“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion“, tha zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, për Sinjalin.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.