
Tragjike në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijë të vdekur pas shembjes së një shtëpie të pabanuar
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite në Jabllanicë të Gjakovës.
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë janë gjetur të vdekur në një shtëpi të pabanuar, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, fëmijët janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare.
Vdekja e të miturve është konstatuar në vendin e ngjarjes.