
Tragjike: Raportohet se ka vdekur një punëtor i ndërtimtarisë te “Albi Mall”, dyshohet se ra nga skelet
Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në qendrën tregtare në Prishtinë “Albi Mall”.
Një person, i cili dyshohet të ketë qenë duke punuar në ndërtimtari në njërën pjesë të objektit, siç raporotn Sinjali, ka humbur jetë.
Ngjarje dyshohet të ketë ndodhur pasi i njëjti ka rënë nga skelet.
GazetaDemos do t’iu mbajë të informuar për detajet zyrtare.