Trajner gjerman në stolin e Kosovës, e konfirmon Agim Ademi
Në Antali të Turqisë, dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë një interviste për Kanal10 ka zyrtarizuar çështjen e trajnerit të Kosovës. Ademi ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.
“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman” – tha mes tjerash Agim Ademi.