Trajnerët e Seria A votojnë për Interin si kampion i ri në Itali
“La Gazzetta dello Sport” ka bërë një sondazh me 15 trajnerë të kampionatit italian, ku pyetja ishte se kë shihnin favorit për titullin?
13 nga 15 trajnerët e pyetur kanë zgjedhur Interin, vetëm Gasperini i Atalantas ka zgjedhur Juventusin, ndërsa Klaudio Ranieri ka bërë dy zgjedhje – Interi dhe Juventusi.
Interesant është fakti se në këtë sondazh edhe Stefano Pioli ka votuar për Interin, pavarësisht rivalitet të madhe mes dy ekipeve. Ndërsa Alegri, Murinjo, Sarri dhe Mota nuk kanë preferuar të shprehin një mendim. “Zikaltërit” ndodhen në vendin e parë me 48 pikë, dy më shumë se sa “Zonja e Vjetër”, ndërsa Milani i Piolit ndodhet nëntë pikë larg kreut.