
Trajneri holandez më afër pankinës së Hamburgut
Sipas një raportimi nga gazetari Florian Pletenberg i “Sky Sports Germany”, Van Nistelroj është njëri prej kandidatëve kryesor për të marrë drejtimin e Hamburgut në Bundesliga 2.
Hamburgu është një prej ekipeve më të mëdha në futbolli gjerman, por ata nuk kanë qenë në gjendje të rikthehen në elitë që prej se ranë nga Bundesliga për herë të parë në histori në 2018.
Duke përjashtuar trajnerët e përkohshëm, klubi ka pasur gjashtë trajnerë të ndryshëm që prej atëherë, teksa i fundit ishte Steffen Baumgart i cili u shkarkua të dielën pas barazimit 2-2 ndaj Shalkes.
Hamburgu gjendet në pozitën e tetë në renditjen tabelare, por nuk kanë fituar ndonjë prej pesë ndeshjeve të tyre të fundit në të gjitha garat. Kujtojmë se Van Nistelroj ka një të kaluar me Hamburgun, pasi atje ka luajtur më parë si lojtar, duke shënuar 17 gola në 44 ndeshje mes viteve 2010 dhe 2011.