Trajneri i futbollit: Dhuna ose qortimi i fëmijëve në sport i demotivon ato
Gazetare: Ilmije Zhaku
Duke marr shkas nga rasti i fundit që ndodhi me trajnerin e xhudos, i cili goditi me shuplakë vajzën e tij pas humbjes, dhuna në sport është bërë temë diskutimi. Për të folur për këtë, në emisionin Ditë e Re në Alsat me moderatoret Era Gjakova dhe Valdeta Ismaili, ka qenë i ftuar Afrim Bajrami i cili është trajner futbolli. Ai ngjarjen e quajti të paprecedentë, megjithatë tha se nuk dëshiron të pargjykojë, sepse trajneri në fjalë dha deklaratë se ka qenë moment adrenaline. Ndërsa për sa i përket dhunës në sport, ai tha se në vendet tona shpesh dhuna ose qortimi i fëmijëve merret si diçka e zakonshme, sepse frika që mund të kenë fëmijët, mund ti bëjë të punojnë më shumë, por që kjo më pas len pasoja më të mëdha.
“Ne në Ballkan fatkeqësisht shumë shpesh e kemi përdor “dhunën” si rrugëdalje, ose si mjet qortimi apo agresiviteti që vjen nga dhuna shkaku i frikës që jep tek fëmijët, dhe ndoshta për shkak të frikës ata do të performojnë më mirë në një kohë të caktuar, por vjen një moment ku ajo dhuna e djeg fëmijën e shkatërron, sepse frika ndaj prindit ose ndaj personi tjetër shkakton dëme psikologjike ajo nuk vjen në pah në vitet e para të jetës, por më vonë do të vërehet.” – tha Afrim Bajrami, trajner futbolli në emisionin Ditë e Re.
Bajrami tha se trajnerët në çdo sport, kanë stres sidomos gjatë ndeshjeve të rëndësishme, por kjo nuk është arsye për të ushtruar dhunë tek sportisti. Sipas tij, trajnerët duhet të marrin trajnim special për menaxhimin e stresit në raste të ndryshme. Ai theksoi se trajnimi psikologjik në vendet e Ballkanit mungon dhe ajo vërehet menjëherë pas një situate të caktuar. /Alsat.mk