Trajneri i Sosiedatit: Turp nëse do t’i quajmë ato penallti, po e shkatërrojmë futbollin
Trajneri i Real Sosiedadit, Imanol Alguacil, pranoi zhgënjimin pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Real Madridit. Miqtë fituan falë penalltive të realizuara nga Vini Jr dhe Kilian Mbape.
“Jam i lënduar dhe i mërzitur, si çdo herë që humb një ndeshje, veçanërisht nëse e bën këtë duke luajtur mirë dhe duke krijuar mundësi, por duke humbur 0-2, jam edhe më i zemëruar,” tha në fillim Alguacil .
I pyetur për mendimin e tij për dy penalltitë, Imanol nuk u përmbajt.
“Për mua ishte vetëm një penallti. Është turp, nëse do t’i quajmë ato penallti, po e shkatërrojmë futbollin e vërtetë. Nuk më pëlqen. Dhe nëse na japin ato kartonë, të cilat për mua nuk ishin kartonë… Nëse duam që të gjithë ta shijojnë këtë futboll, mendoj se disa gjëra duhet të ndryshojnë,” tha në fund Alguacil.