
Trajneri Maskerano zbulon arsyen e mungesës së Lionel Mesit te Inter Majami
Fitorja e tretë radhazi për Inter Majami në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe ndeshjen e parë të 1/16-tës së Kupës së Kombeve të “Concacaf”. Fitore që vijnë edhe pse në fushë mungon sulmuesi argjentinas Lionel Mesi. Për pasojë, vëmendja është zhvendosur te mungesa e dytë radhazi e Leo Mesit. Trajneri i Inter Majami, Havier Maskerano, komentoi mungesën e tij.
“Sipas mjekëve, Leo nuk ka lëndime, por ai ndjen një lodhje fizike. Mos harroni se Messi ka luajtur tri ndeshje në gjashtë ditë në kushte klimatike shumë të ndryshme. Duhet të kujdesemi për të dhe kemi vendosur ta qëndrojë pushim për të mos rrezikuar një dëmtim të gjatë”, shtoi Maskerano.
“Sigurisht që të mos kemi lojtarin më të mirë në botë është e komplikuar për ne, por duhet të mësojmë të luajmë edhe pa të për të vazhduar rrugën tonë të rritjes”, shtoi trajneri i Inter Majamit.
Ndeshja e dytë e raundit të 16-të të Kupës së Kombeve të Concacaf do të luhet më 13 mars në Kingston.