Tre anëtarë të Familjes Mbretërore aktualisht po vuajnë nga kanceri
23 Mars, 2024
AA
E përditshmja britanike, DailyMail, raportoi se Princi William mësoi për diagnozën e kancerit të Kate Middleton para një ceremonie komemorative për kumbarin e tij – për këtë arsye ai u tërhoq nga pjesëmarrja në ngjarje në çastin e fundit.
Burimi pranë Familjes Mbretërore, thotë se William mësoi për diagnozën e Kate “vetëm pak momente përpara se të duhej të merrte pjesë në mbledhjen komemorative për Mbretit Konstantin të Greqisë dhe u tërhoq vetëm disa momente përpara ngjarjes”.
Eiza Gonzalez duket magjepsëse me një…U tha se do të bëhet trajner i Man Ut…Një javë e mbarë për futbollin kosova…Të paktën 40 të vdekur dhe dhjetëra t…Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për pr…
Ai theksoi “arsyet personale” si justifikim përse nuk ishte i pranishëm në mbledhjen komemorative më 27 shkurt, ndërsa Pallati i Kensingtonit njoftoi se Kate “është ende mirë”.
Mbreti Charles III (Foto: Getty Images)
“Ishte një goditje e madhe”, tha të premten në mbrëmje Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e cila përmes një videoje publike zbuloi se po trajtohet për kancer
Në atë kohë, shumëve u dukej e dyshimtë që William u tërhoq në çastin e fundit dhe kjo i inkurajoi edhe më shumë teoricienët e konspiracionit në rrjetet sociale të spekulonin për arsyet.
Muajt e fundit, çifti shkaktoi zemërim për shkak të modifikimit të një fotografie me ‘photoshop’ së princeshës me fëmijët, e cila “ndezi” rrjetet sociale pas javëve të spekulimeve rreth shëndetit të saj.
Fotografia virale e bërë me ‘photoshop’ që u publikua në Ditën e 8 Marsit (Foto: Royals Family/X)
Pranimi i Kate-t në spital u bë publik në janar, në të njëjtën ditë kur Mbreti Charles III mori diagnozën e kancerit.
Mungesa e detajeve për gjendjen e të dyve dhe heshtja e familjes mbretërore gjatë javëve në vijim dhe muajve, ngjalli ndjenjën se publikut nuk i është treguar e vërteta e plotë.
Diagnoza e saj, por edhe e mbretit, erdhi më pak se një vit pas ceremonisë së shpenzueshme të kurorëzimit të Charlesit, dhe një anëtar tjetër i familjes mbretërore – Dukesha e Yorkut Sarah Ferguson (ish-gruaja e Princit Andrew) në janar zbuloi se vuante nga melanoma.
Ndryshe nga ajo, as Mbreti Charles dhe as Princesha Kate nuk kanë zbuluar nga çfarë lloji i kancerit janë të prekur dhe në çfarë stadi janë.