
Tre doktorët që bashkuan forcat në Besëlidhjen shqiptare
Në ambientet e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup, Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim organizoi një Akademi Solemne për të shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
Manifestimi vuri në qendër të skenës tre figura të njohura nga mjekësia dhe politika shqiptare: Bujar Osmani nga BDI, Valbon Limani nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe Arsim Dalipi nga krahu i Ziadin Selës.
Të tre, të cilët në profesionin e tyre janë mjekë, pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit si kandidatë të Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim: Osmani për komunën e Çairit, Limani për Gostivarin dhe Dalipi për Strugën.
Ky bashkim simbolik i tre doktorëve u pa si një mesazh uniteti politik dhe një shfaqje e qartë e strategjisë së forcave shqiptare për të forcuar pozitat në komunat kryesore me shumicë shqiptare. Flaka Media