Tre klube të mëdha evropiane vihet pas Arda Gulerit
E ardhmja e Arda Guler në Real Madrid mbetet e pasigurt, me kohën e kufizuar të lojës që ngre dyshime mbi rolin e tij në skuadër. Mesfushori turk ka startuar vetëm gjashtë nga 16 paraqitjet e tij në ligë dhe nuk ka arritur ende 1000 minuta këtë sezon.
Sipas mediumi “Fichajes”, skuadrat e Liverpullit, Man. Junajtedit dhe Bajern Munihu janë duke e vëzhguar situatën e tij. Liverpulli ishte i lidhur me Gulerin përpara transferimit të tij te Real Madrid dhe mund të rishikoj interesimin e tyre. Man. Junajted gjithashtu po e konsideron atë teksa kërkon të forcojë skuadrën e tyre e cila po gjende në vështirësi këtë edicion.
Bajern Munihu është klubi i tretë i interesuar për 19-vjeçarin. Ekipi gjerman thuhet se ka monitoruar zhvillimin e Gulerit, i vetëdijshëm për potencialin e tij, pavarësisht kohës së kufizuar të lojës.
Guler është ende i fokusuar në fitimin e vendit të tij në Real Madrid, por interesimi nga klubet më të mira evropiane mund t’i paraqesë atij opsione në verë.