Tre persona privohen nga liria për dhunë në familje
Tre persona janë privuar nga liria për dhunë në familje, një është intervistuar. Gjithsej gjashtë raportime janë paraqitur në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Më 12.05.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga Shkupi denoncoi se më 07.05.2026, rreth orës 02:00, në territorin e komunës së Gazi Babës, bashkëshorti i saj D.J. nga rajoni i Shkupit, me të cilin nuk jetojnë së bashku, e kishte sulmuar fizikisht djalin e tyre 13-vjeçar, gjersa ndodhej tek ai.
Më 11.05.2026, në orën 10:40, në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria O.D. (52) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak se më 10.05.2026 rreth orës 02:30 dhe më 11.05.2026 rreth orës 08:00, në shtëpinë familjare në territorin e Qendrës, ai kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 47-vjeçare, duke përdorur edhe një send të fortë.
Më 12.05.2026, në orën 00:35, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.K.J. (38) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se më 11.05.2026 rreth orës 22:15, në shtëpinë familjare në territorin e Karposhit, ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 41-vjeçar, me ç’rast ka përdorur një send të fortë, ndërsa njëkohësisht kishte dëmtuar edhe një pjesë të orendive shtëpiake. Sipas denoncimit, denoncuesi edhe më parë kishte qenë i keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga bashkëshortja e tij.
Më 11.05.2026, në ora 20:45, në Stacionin Policor në Koçan, një grua 40-vjeçare nga Koçani raportoi se, pas një zënke paraprake në shtëpi, bashkëshorti i saj D.J. e kishte sulmuar fizikisht. Sipas kallëzimit, ai edhe më parë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte keqtrajtuar fizikisht.
Më 11.05.2026, në SPB Ohër, është zhvilluar një bisedë zyrtare me A.V. (37) nga rajoni i Ohrit, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se rreth orës 13:30 ajo kishte sulmuar fizikisht motrën 55-vjeçare të bashkëshortit të saj dhe djalin e saj 37-vjeçar, duke përdorur edhe një mjet metalik.
Më 11.05.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria A.D. (36) nga Kumanova, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore 34-vjeçare.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse, informojnë nga MPB-ja.