
“Trepça” largon përkohësisht nga puna dy punëtorë, njëri shkaktoi humbje financiare dhe tjetri nuk respektoi rregulloret ligjore

Ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna dy punëtorë.
Bëhet e ditur se punëtori G.M. ka shkaktuar disa pasoja për “Trepçën”, duke filluar nga dëmtim i cilësisë së prodhimit, rritje e kostove operative, humbje financiare, keqmenaxhim i resurseve, dëmtim i besueshmërisë në treg dhe rrezik për stabilitetin operacional.
“Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar për respektimin e standardeve ligjore dhe transparencën në menaxhimin e ndërmarrjes, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për të garantuar stabilitetin e prodhimit, ruajtjen e cilësisë dhe rikthimin e besueshmërisë në treg”, thuhet në njoftim.