
Triumf i ekipit te Shekill O’Nillit, Kerri merr çmimin “MVP”
Skuadra e përzgjedhur nga Shekill O’Nill, e cila dukej si një kombëtare mini-amerikane, është fituesi i turneut të yjeve, një format i ri që u përdor për të mbajtur eventin kryesor të fundjavës së yjeve të NBA.
Në finale, ekipi i Shekill ONillit mposhti ekipin e Çarlls Barklit me rezultat 41-25. Skuadra e drejtuar nga Barkli i ngjante një ekipi botëror sepse përbëhej kryesisht nga basketbollistë të huaj, duke përfshirë Nikola Jokiç, Shej Alexander dhe ViKtor Vembanjama.
Xhejson Tatum ishte më efikasi me 15 pikë,Kerri shtoi 12 dhe Vembanjama u dallua në ekipin humbës me 11 pikë. Megjithatë, MVP u emërua Stefon Keri, i cili praktikisht festoi në terrenin e shtëpisë, sepse fundjava All-Star u mbajt në San Francisko. Kjo është njohja e dytë e tillë për të, pasi mori të njëjtin çmim në vitin 2022.