
Tronditëse/ Gjenden të pajetë në banesë dy vëllezër, zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ku dy vëllezër janë gjetur të pajetë në banesën e tyre. Viktimat, të dy mbi 75 vjeç, mësohet se janë gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tyre. Deri më tani, nuk dihen shkaqet e sakta të humbjes së jetës së dy vëllezërve, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes.
Ende nuk ka informacione nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo për një situatë të dyshimtë. Hetimet po vijojnë për të zbuluar detaje të mëtejshme rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.