Trump: Forcojmë kufirin e SHBA-së, por njerëzit mund të vijnë. Me Putinin do flas së shpejti
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar në intervistën e tij të parë për mediat që kur fitoi zgjedhjet, se triumfi i tij ishte pjesërisht për shkak të politikës së tij të imigracionit.
“Ne padyshim duhet ta bëjmë kufirin të fortë dhe të fuqishëm dhe në të njëjtën kohë, duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Dhe ju e dini, unë nuk jam dikush që thotë; Jo, nuk mund të hysh në vendin tonë. Ne duam që njerëzit të vijnë në SHBA hyjnë”, është shprehur Trump gjatë një interviste telefonike për NBCNews.
Trump tha se ai e konsideronte fitoren si një mundësi për t’i bërë të gjithë amerikanët bashkë.
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar edhe për qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin. Ai tha se nuk ka folur me presidentin rus por shtoi se “mendoj që do të flasim”.
Nga ana e tij, shefi i Kremlinit, u shpreh më herët sot se “kam thënë tashmë se ne do të punojmë me çdo kryetar shteti të cilit kombi amerikan do t’i besojë. Kjo është me të vërtetë ajo që ne do të bëjmë”
“Nuk e konsideroj të turp ta marrë vetë në telefon. Thjesht nuk e bëj këtë, sepse liderët e vendeve perëndimore më telefononin pothuajse çdo javë në një fazë, derisa u ndalën krejt papritur”, tha Putin duke folur të Soçi të Rusisë.
Ai vuri në dukje se nëse ndonjëri prej tyre dëshiron të rifillojë bisedimet, unë gjithmonë kam thënë, e them përsëri: Nuk kemi asgjë kundër, mirë se vini, ne do të rifillojmë kontaktet dhe do të diskutojmë”.
I pyetur nëse ai ishte gati të bisedonte me Donald Trump, ai u shpreh “po gati! Gati jam!” Putin tha se i kishte bërë përshtypje qëndrimi i Donald Trump gjatë përpjekjeve për ta eliminuar fizikisht.
“Ai doli të ishte mjaft i guximshëm. Nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e dorës dhe thirrjen për të vazhduar luftën për idealet e tyre të përbashkëta, nuk ka të bëjë vetëm me këtë. Por një person tregon veten se kush është në të vërtetë në kushte të jashtëzakonshme, dhe këtu ai u dëshmua tejet i guximshëm, u tregua burrë”, tha më tej Putin.
Presidenti rus nënvizoi edhe rastin e Ukrainës duke thënë se përpjekja për të rivendosur “marrëdhëniet me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e krizës ukrainase, mendoj se meriton vëmendje”
I pyetur për mandatin e parë të Trump-it dhe se çfarë do të bëjë me mandatin aktual përgjatë 4 viteve të ardhshme, Putin tha se “ai kishte frikë të bënte një hap majtas ose djathtas ose të thoshte një fjalë shtesë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani. Nuk e kam idenë”.
/a.r