Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Trump më në fund urdhëron publikimin e dosjeve të Epstein
Maqedoni

Trump më në fund urdhëron publikimin e dosjeve të Epstein

July 18, 2025

AA

Presidenti amerikan, Donald Trump, vonë të enjten, udhëzoi Departamentin e Drejtësisë që të ofrojë “çdo informacion dhe të gjitha të dhënat” rreth pedofilit të ndjerë, Jeffrey Epstein, mikut të tij të dikurshëm që kreu vetëvrasje në vitin 2019, ndërkohë që priste gjykimin në lidhje me akuzat për trafikim të vajzave të mitura.

“Bazuar në sasinë qesharake të vëmendjes mediatike për Jeffrey Epstein, kam kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi që të paraqesë çdo dëshmi të rëndësishme nga juria e madhe, me kusht miratimin e gjykatës,” shkroi Trump në Truth Social.

Pas njoftimit të liderit amerikan në rrjetet sociale, Bondi u përgjigj duke thënë se “jemi gati të kërkojmë nga gjykata nesër që të hapen transkriptet e jurisë së madhe”.

Megjithëse kërkohet pëlqimi i gjykatës për një veprim të tillë, nuk është e qartë nëse Trump po autorizon publikimin e këtyre dokumenteve apo nëse dhe kur kjo do të ndodhë.

Urdhri i Trumpit për Departamentin e Drejtësisë vjen ndërsa polemika mbi mënyrën se si ai ka trajtuar dokumentet nga hetimi për Epstein hyri në një fazë të re të enjten, pasi administrata e tij po përballet me vështirësi për të përmbushur premtimet për të publikuar detaje mbi rastin e trafikimit seksual.

Gjithashtu, ky zhvillim ndodh ndërkohë që The Wall Street Journal pretendon se një letër me përmbajtje seksuale provokuese mbante emrin e Trumpit dhe ishte përdorur në një dokument të vitit 2003 për ditëlindjen e 50-të të Epsteinit.

Trump e mohoi se e kishte shkruar letrën, duke e quajtur atë “të rreme, keqdashëse dhe shpifëse.”

Udhëheqësi amerikan ditëve të fundit është zemëruar me rastin e Epstein, madje ka kritikuar mbështetësit e tij të MAGA si “të dobët” ndërsa shumë prej tyre kërkonin më shumë dokumente nga hetimi mbi Epsteinin.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.