AA
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk do ta lejojë Benjamin Netanyahun ta aneksojë Bregun Perëndimor.
“Nuk do ta lejoj Izraelin ta aneksojë Bregun Perëndimor… Nuk do të ndodhë”, ka thënë ai para gazetarëve.
Trumpi ka thënë se një marrëveshje për Gazën është “shumë afër”. Ai do ta takojë Netanyahun të hënën, raportoi BBC.
Izraeli është përballë presionit ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës në Gazë dhe okupimit të Bregut Perëndimor.
Britania dhe Gjermania kanë thënë se e kanë paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit, ndërsa sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të hënën se do të ishte “moralisht, ligjërisht dhe politikisht e patolerueshme” një gjë e tillë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Panche Toshkovski, deklaroi se institucionet po zhvillojnë luftë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit pa
ë vitin 2025, gratë zënë 33,6 për qind të vendeve në parlamentet kombëtare në Bashkimin Evropian, duke shënuar rritje prej
Kryetarja e Forumit të Grave të LSDM-së, Kaja Shukova, në konferencën e sotme për shtyp kërkoi përgjegjësi nga ministri i