
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë
Një burrë turk përdori forcën për të gjuajtur një sëpatë në një distancë prej 56 metrave – duke fituar kështu titullin e tetë në Librin e Rekordeve Guinness.
Osman Gürcü, 43 vjeç, theu rekordin për hedhjen e sëpatës në distancën më të largët kur goditi objektivin nga një distancë më e madhe se gjatësia e një pishine olimpike, e cila është 50 metra.
Rekordi i mëparshëm prej 43 metrave ishte vendosur nga amerikani Jesse Rood.
“Ishte një ndjenjë e pabesueshme të thyeja rekordin, sepse distanca është shumë e madhe dhe duhet të jesh në gjendje të hedhësh larg dhe në të njëjtën kohë sëpata duhet të mbetet e ngulur në tabelën e objektivit”, tha Gürcü për Librin e Rekordeve Guinness.
“E godita shumë herë, por nuk ngulej dhe kurrë nuk u dorëzova”, shtoi ai. /Telegrafi/
Osman Gürcü from Türkiye has achieved the farthest axe throw with a distance of 56 meters (183 ft 8.72 in)
pic.twitter.com/mNJYJM92nM
— Guinness World Records (@GWR) January 29, 2025