U arrestua brenda “BBV3”, deklarata e Liam Osmanit para hetuesve
AA
Një ditë pasi u bë pjesë e “BBV3”, Liam Osmani ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.
Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Kjo gjë duket më tepër si show mediatik nga ana e produksionit, për të rritur audiencën, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh. Por Prokuroria vendosi ‘të kujtohej’ tani për arrestimin e tij.
Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia. Mesa duket as produksioni nuk paska bërë asnjë kërkim paraprak për dëshmitë e tij të penalitetit para hyrjes në BBV, siç supozohet të bëjë për çdo konkurrent.
Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga
Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e
Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern
Skenderaj nga java e ardhshme do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Ky
Nje bisede/kujtim me te ndjerin Ilber Ortayli ne
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ishte një pasdite me diell të butë mbi Stamboll. Ishim ulur në një kafe të