U arrestua brenda “BBV3”, deklarata e Liam Osmanit para hetuesve
AA
Një ditë pasi u bë pjesë e “BBV3”, Liam Osmani ka përfunduar sot në prangat e policisë. Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.
Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Kjo gjë duket më tepër si show mediatik nga ana e produksionit, për të rritur audiencën, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh. Por Prokuroria vendosi ‘të kujtohej’ tani për arrestimin e tij.
Liam ka mbërritur në Shqipëri para 10 ditësh nga aeroporti i Rinasit dhe nuk është ndaluar nga Policia. Mesa duket as produksioni nuk paska bërë asnjë kërkim paraprak për dëshmitë e tij të penalitetit para hyrjes në BBV, siç supozohet të bëjë për çdo konkurrent.
Kurti takohet me homologun kroat, e adreson vendimin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në margjinat e Asamblesë së
OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të
Të lindur pas luftës, në ballë të protestave
Mbrëmë, 22-vjeçari Flor Rexha nga Malisheva, me flamurin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po shkonte drejt sheshit