AA
29-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe nënshtetësi britanike, i arrestuar javën e kaluar nën dyshimin për përfshirje në përdhunimin e një gruaje nga Kroaci në një hotel, është sulmuar fizikisht në burgun e Splitit, ku ndodhet në paraburgim së bashku me dy të dyshuar të tjerë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria kroate e Drejtësisë për portalin Dalmatisnki, duke thënë se përleshja ndodhi të enjten, rreth orës 13:15, mes dy të paraburgosurve, transmeton lajmi.net
“Menjëherë pas mësimit për përleshjen, të paraburgosurit u vendosën në dhoma të ndara, dhe i paraburgosuri që u ankua për dhimbje u dërgua në Spitalin Klinik të Splitit po atë ditë për ekzaminim, ku mbeti i shtruar në spital në përputhje me vlerësimin mjekësor,” thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
29-vjeçari ka pësuar një thyerje të nofullës dhe iu nënshtrua operacionit ditën e shtunë. Pas ndërhyrjes mjekësore, ai është rikthyer sot në ambientet e burgut.
Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, në podcastin “Fol” me gazetarin Nexhat Aqifi në TV Festa Kumanovë, ka shpalosur detajet teknike
Maqedonia e Veriut humbi 11.4 përqind të popullsisë së saj krahasuar me vitin 2011, më e shumta në Evropë pas
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, me ftesë të ambasadorit austriak, Sh.T.