U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli reagon për herë të parë
Këngëtari Luiz Ejlli, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka vendosur të ankimojë vendimin.
Çështja e tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe pritet të shqyrtohet më 29 prill.
Në këtë dosje figuron i përfshirë edhe shtetasi Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.
Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale, e cila u përdor nga Fatmir Avdurramani në prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të vitit 2021.Dokumenti në fjalë rezultoi i manipuluar në përmbajtje, por mbante nënshkrimin e Ejllit.
Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një mjet
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas rrëzimit të iniciativave në Gjykatën Kushtetuese për sistemin “Safe City”. Ai ka
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ai që ka makinë
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Konstadinovski, në seancën kushtuar iniciativave kundër “Safe City”, tha se ai që posedon makinë do
(VIDEO) Sindikata: Ljutkov bëri shkelje të të drejtave
Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, Sindikata e Kulturës sot ka dorëzuar kallzim penal kundër ministrit të Kulturës dhe