U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli reagon për herë të parë
Këngëtari Luiz Ejlli, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka vendosur të ankimojë vendimin.
Çështja e tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe pritet të shqyrtohet më 29 prill.
Në këtë dosje figuron i përfshirë edhe shtetasi Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.
Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale, e cila u përdor nga Fatmir Avdurramani në prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të vitit 2021.Dokumenti në fjalë rezultoi i manipuluar në përmbajtje, por mbante nënshkrimin e Ejllit.
Devolli Corporation dhe CNN përgatiten të sjellin D1
Pas muajsh përgatitjesh intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë me CNN, Devolli Corporation po hyn në fazën përfundimtare të njërit prej
AUV apelon për kujdes gjatë valës së të
Me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius gjatë ditëve në vijim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
Numri i pacientëve me ethe të Nilit Perëndimor
Ethet e Nilit Perëndimorë po vazhdojnë të shpërndahen tek qytetarët. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shtuar edhe 2