
U kapën me kokainë, dënohet me burg çifti shqiptar në Britani
Një çift shqiptar është dënuar me burg në Britani pasi u kapën me kokainë dhe karta identiteti false.
Bruno Banaj, 31 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit me qëllim të furnizimit me kokainë, përdorimi i një automjeti pa sigurim të palës së tretë, marrja e mallrave të vjedhura dhe drejtimi i një automjeti pa patentë.
Edhe bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim me dashje dokumentesh identiteti dhe marrjen e një automjeti pa pëlqimin e pronarit.
Dyshja ishin kapur më 2 janar, kur Hyundai që vodhën hapi kamerën AMPR dhe lajmëroi policinë. Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim të falsifikuar sllovene dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës. Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në pjesë të Essex. Të premten, mbrojtja tha se 31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe si një emigrant ekonomik pasi u përball me probleme borxhi në vendin e tij, Shqipërinë.
Pasi jetoi në Londër për një kohë ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe të paguante borxhin e tij, por tha se personi që pagoi vizën e tij kërcënoi familjen e tij nëse paratë nuk i ktheheshin. 31-vjeçarit iu ofrua alternativa e shitjes së kokainës në Essex dhe iu dha një makinë.
Me të dëgjuar këtë, gruaja e tij Deliona vendosi të vinte në Britaninë e Madhe, por në raportin e saj të paradënimit ajo pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia. Çifti ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një seance të mëparshme në gjykatën e magjistraturës, por ndryshuan deklarimin e tyre.
Gjykata e vuri në dukje këtë, megjithatë, duke qenë se Bruno Banaj u kap duke shitur drogë të klasit A, gjykata duhej ta klasifikonte këtë si shkelje të kategorisë së tretë që do të thotë se dënimi më i vogël që mund të merrte do të ishte dy vjet e gjysmë.
Ai u dënua në përgjithësi me 27 muaj, pas një deklarate për zbutje. Sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të thotë se i pandehuri do të dëbohet automatikisht. Deliona Banaj, u dënua me tetë muaj burg, pas së cilës i takon Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse ajo do të lejohet të qëndrojë në MB.