U kthye në “mollë sherri” për plagosjen e Kleas, shpallet në kërkim Jetmir Pepaj
Jetmir Pepaj është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti të ndodhur në një klub nate në kryeqytet gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe për vënien para drejtësisë, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Incidenti ndodhi brenda ambienteve të klubit “Cinco Cavalli”, një nga destinacionet e njohura për festimet e fundvitit. Pas ngjarjes, Pepaj është shpallur në kërkim për veprat penale të “armëmbajtjes dhe prishjes së qetësisë publike”.
Njëkohësisht, Jetmir Pepaj është një personazh i njohur edhe për lidhjet e tij të mëparshme, pasi ai është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila ka qenë e përfshirë në një ngjarje tjetër të dhunshme. Sipas akuzave të Klea Prengës, një blogereje të njohur, Mariela dhe motra e saj e kanë dhunuar atë, duke e lënë të plagosur rëndë, me faqe të çarë dhe trup të mbuluar me gjak, siç u raportua në Instagramin e saj.
Për ngjarjen e dhunës ndaj Klea Prengës, ka pasur aludime të forta se incidenti mund të ketë lidhje me një marrëdhënie mes Prengës dhe Jetmir Pepajt. Sidoqoftë, kjo mbetet ende një çështje në hetim.
Policia ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve për të mundësuar kapjen e Jetmir Pepajt, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjeve të dhunshme të ndodhur në muajt e fundit.
(VIDEO) Qytetarët përgatiten për Bajram, shtohet kërkesa për
Me afrimin e festës së Bajramit, qytetarët tashmë kanë filluar përgatitjet për ta pritur këtë festë të rëndësishme fetare në
(VIDEO) Gashi i përgjigjet Kostadinovskit: Secili të shohë
Kryeparlamentari Afrim Gashi bënë apel për kujdes në deklarata, sidomos kur bëhet fjalë për çështje etnike, referuar deklaratave të kryetarit
(VIDEO) Një vit nga tragjedia në Kocan, familjarët
Një datë që duhej të mbetej një numër i zakonshëm në kalendar, sot është shndërruar në përvjetor të një dite