U pezullua 8 herë në 10 vjet në ‘Boxing Day’, sulmuesi anglez beson se është rastësi
Kevin Nolan, mesfushori anglez që kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Bolton dhe më vonë luajti për Njuaskëllin dhe Uest Hemin, pati një seri pesëvjeçare pezullimesh gjatë dhjetorit. Me përjashtim të rastit të parë, të gjithë të tjerët ranë rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Pas vitit të pestë, në vitin 2013, Nolan siguroi tifozët e Uest Hemit se nuk po e bënte me qëllim dhe se do të kalonte të gjithë stërvitjet e Krishtlindjeve në fushë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës kishte pushim. Por, mbajtësi i rekordeve është ende Li Bojer, një mesfushor që në vitet 2000 humbi tetë ndeshje në “Boxing Day”, shtatë për shkak të pezullimeve për shkak të kartonëve të verdhë të grumbulluar dhe një për shkak të një të kuqi direkt.
Në atë periudhë, Bojer luajti për Lidsin, Njukasëllin dhe Uest Hamin dhe pohoi gjithashtu se gjithçka ishte vetëm çështje rastësie, se ishte e natyrshme që lojtarët e tipit të tij të arrinin kufirin e kartonëve të verdhë në atë pjesë të sezonit.
“Nuk e bëra me qëllim, vetëm për të qenë i lirë për ‘Boxing Day’. Kam mbledhur 99 kartonë në 18 vjet, ligji i numrave të mëdhenj thotë se do të humbas disa. Unë kam luajtur gjithmonë në avantazh. Edhe atë kartonin e kuq, që më bëri të humbisja ndeshjen e Vitit të Ri, sigurisht që nuk e kisha planifikuar. Unë thjesht isha i pafat”, i shpjegoi Bojer ish-shokut të skuadrës Xhermejn Xhenas.