AA
Një fëmijë i moshës 7-vjeçare nga Kosova dhe një tjetër i moshës 10-vjeçare nga Maqedonia e Veriut janë gjetur nga Policia pasi ishin larguar nga familjet e tyre në plazhin e Shëngjinit.
Policia shqiptare njofton se fëmijët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetëosre.
“Punonjësit e Policisë në Shëngjin dhe forcat “Shqiponja” i dorëzojnë familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore, një fëmijë 7-vjeçar me aftësi ndryshe nga Kosova dhe një fëmijë 10-vjeçar nga Maqedonia e Veriut” – thuhet në një njoftim të lëshuar sot, më 20.07.2025, nga Policia e Shtetit.
Sipas Policisë, fillimisht një pushuese nga Kosova kishte raportuar se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente.
Ndërsa, pak më vonë, ishte raportuar edhe largimi i një fëmije tjetër, 10-vjeçar, nga një familje nga Maqedonia e Veriut.
Pas kërkimeve në terren, Policia thotë se të dy fëmijët ishin lokalizuar në zona të ndryshme të plazhit dhe se u kthyen te familjarët e tyre.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushte për evakuimin
Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku
Anëtarësimi në NATO është rezultat i politikave sstrategjike, vizionare dhe shtetërore të Lidhjes socialdemokrate në disa dekadat e fundit, deklaroi