
U tha se Arbana do ia zë vendin e punës, ky është reagimi i Jonida Vokshit
AA
BBVK ka nisur përgatitjet për edicionin e tretë, ku kanë nisur të përfliten listat e personazheve që thuhet se do të jenë banorët e rinj. Nga ana tjeter, po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish drejtuesit e këtij edicioni.
Se fundi ka qarkulluar në rrjet një lajm se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila ka hapur tashme biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.
Këtë lajm si gjithmonë ajo vete as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.
Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar se ka disa projekte ne sirtar. Ndonëse moderatorja nuk ka treguar më shumë për projektet e saj, duket se ka lënë të nënkuptohet që sërish do të jetë në “krye të detyrës” në BBVK, pasi tetori thuhet se është muaji që do të hapë sërish dyert e shtëpisë për VIP-at për të tretin edicion radhazi.
Bujar Osmani: Asnjëherë më parë nuk kemi qenë
Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar aktivitet me banorët në këshillin vendor “Faik Konica” në
Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti
Shkruan: Kimete Berisha Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja! – James Rubin, në dëshminë e tij,
Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor
Nga Arsim Sinani Nga viti 1968 e deri në vitin 2025, kur kaloi në amshim, Axha Irfan Vlashi ka punuar,