
Uariors, fitore të dytë rrazhazi në NBA
Golden Stejt Uariors kanë marrë fitoren e dytë radhazi dhe të 21-tën këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA. Uariors kanë triumfuar në udhëtim te Memfis Grizlis me 20 pikë diferencë.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante, ku Uariors pas çerekut të dytë krijuan epërsi dhe e mbajtën atë deri në fund. Kuminga ishte më efikasi në ndeshje me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Stef Këri që shtoi 20 pikë si dhe Thompson që kontribuoi me 14 pikë të tjera. Jackson ishte më i miri te vendasit me 27 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.