
“Uimbëlldon”me rekord të ri, fituesit marrin 1 milionë më shumë se në “Roland Garros”
Pas përfundimit të turneut “Roland Garros” ka nisur sezoni i turneve të tenisit në fushat me bar, që do të kulmojë në fund të qershorit me grand slam-in e Uimbwlldonit. Dhe organizatorët e turneut më të vjetër në botë nuk zhgënjejnë.
Shuma e vënë në dispozicion për tenistët këtë vit është një rekord në historinë e turneve Grand Slam. Bëhet fjalë për shumë marramendëse prej 63 milionë eurosh. Fituesi do të arkëtojë afërsisht 3.5 milionë euro, një milion më shumë se fituesit e “Roland Garros”-it.
Nuk është rastësi që çmimi i çmimit të Uimbwlldonoit, në vetëm një vit është rritur me 7% krahasuar me vitin 2024 dhe është saktësisht dyfishi krahasuar me 10 vjet më parë. Fituesit do të marrin 11.1% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Lojtarët që kualifikohen në raundin e parë do të marrin rreth 77 mijë euro, 10% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje vlen edhe për tenistët që kualikifikohen në raundet e tjera. Premio do të jetë e njëjtë si te meshkujt ashtu edhe për femrat.