
Ulen çmimet e karburanteve – benzina dhe nafta më lirë
Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar sot një ulje të re të çmimeve me pakicë për disa prej derivateve kryesore të naftës. Sipas vendimit të fundit, EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) do të kushtojnë 0,50 denarë më pak për litër krahasuar me çmimet e përcaktuara më 09.09.2025.
Me këtë ndryshim, çmimet e reja janë:
- EUROSUPER BS-95 – 75,50 den/litër
- EUROSUPER BS-98 – 77,50 den/litër
- EURODIESEL (D-E V) – 69,00 den/litër
Ndërkohë, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) mbetet i pandryshuar në 69,00 den/litër, sipas vendimit të mëparshëm.
Ky rregullim i çmimeve vjen si pjesë e politikës periodike të KRRE-së për përshtatjen e tarifave me lëvizjet e tregut ndërkombëtar të naftës dhe kursin e këmbimit valutor.
Flaka