Ulet për 300% vdekshmëria te Klinika e Fëmijëve
Ulja e shkallës së vdekshmërisë në këto dy vite është për 300 përqind krahasuar me vitet paraprake. Këto rezultate i prezantoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve Rexhep Memedi. Kjo rënie e theksuar e shkallës së vdekshmërisë, si një parametër kryesor i cilësisë së shërbimeve mjekësore, sipas drejtorit Memedi, është rezultat i përkushtimit dhe angazhimit ekipor të Klinikës dhe ekspertëve të Pediatrisë.
Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve
“Sipas të dhënave zyrtare statistikore nga sistemi i informacionit të Klinikës për periudhën 2014–2026, analizat tregojnë se, për shembull, në vitin 2015 përqindja e pacientëve të vdekur në raport me pacientët e shtruar në spital ishte 1.51% (numri absolut i të vdekurve 108), ndërsa në vitin 2025 shkalla e vdekshmërisë ra në 0.51 përqind (numri absolut i të vdekurve 39)”.
Ndërsa edhe më optimiste shtoi ai, janë shifrat e tre muajve të parë të këtij viti.
Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve
“Veçanërisht inkurajuese janë Rezultatet krahasuese për tremujorin e parë të këtij viti, d.m.th. në tremujorin e parë të vitit 2026 shkalla e vdekshmërisë është 0.27 përqind, që është niveli më i ulët në 17 vitet e fundit, dhe afërsisht dy herë më e ulët krahasuar me vitin paraprak 2025”.
Poashtu ai këto rezultate i’a atribuoi përmirësimit të kushteve në Klinikë, pasi siç bëri me dije kanë realizuar më shumë se 24 projekte kapitale. Ndërkaq, përmendi se vlerësim pozitiv për rezultatet e arritura në Klinikën e fëmijëve kanë dhënë edhe vlerësues të jashtëm nga Agjencia për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve shëndetësore në RMV.
Emine Ismaili /SHENJA/