
Urim Saliu: Vetëm në këtë vend të mbrapshtë lëvizjet krijohen për t’iu bashkëngjitur pushtetit
Gazetari Urim Saliu ka komentuar vendimin e Lëvizjes Arbëria për t’iu bashkuar koalicionit VLEN, duke e quajtur këtë një fenomen të pazakontë dhe të dëmshëm për demokracinë.
“Lëvizjet krijohen si revoltë apo pakënaqësi ndaj pushtetit. Vetëm në këtë vend të mbrapshtë, lëvizjet krijohen që t’i bashkëngjiten pushtetit. Kjo është e tmerrshme,” deklaroi Saliu.
Ai shtoi se ky bashkim nuk ka ndonjë ndikim real në skenën politike.
“Por meqë nuk kanë peshë, nuk ia vlen as të merret kush me ta. Nuk ndryshojnë gjë,” theksoi gazetari. Flaka