Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen misionit ndërkombëtar
Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza.
Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi i Paqes bëri të ditur se anëtarët më të rinj të kontingjentit do të angazhohen në fusha të ndryshme, përfshirë logjistikën dhe çështjet civile.
“FSK mirëpret anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për siguri në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në njoftimin e FSK-së.