Vajza e vogël dëgjoi këngën e preferuar, shikoni reagimin e ëmbël
Kayla Powers ka shpërndarë një video në TikTok që tregon momentin kur ajo fillon të këndojë këngën e preferuar të vajzës së saj.
Sapo vogëlushja dëgjoi tekstin e këngës “Down Bad” nga Taylor Swift, filloi të lëkundet e lumtur dhe ngriti dorën në ajër.
Ndërsa nëna e saj i këndonte, ajo tregoi lëvizjet e saj më të mira të kërcimit.
Në mbishkrimin e postimit, Kayla ka bërë shaka, “Gjithmonë funksionon”, duke treguar se kjo nuk është hera e parë që vajza e saj vendos të kërcejë me një këngë të Taylor Swift.
Lëvizjet e vallëzimit të vajzës kënaqën shumë njerëz dhe video mblodhi më shumë se 4.6 milionë shikime dhe mbi 842 mijë pëlqime. /Telegrafi/
@kmehok it never fails #taylorswift @Taylor Swift #swifttok #swifties #momsoftiktok #stayathomemom #babytok ♬ original sound – Kayla Powers