Valbon Limani: Kuvend mençurie me banorët e Malësisë së Gostivarit
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka zhvilluar një takim me banorët e Malësisë së Gostivarit, konkretisht në fshatrat Sërnovë, Tërnovë, Strajan dhe Padalishtë.
Në këtë takim, Limani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit për zhvillimin e zonës, duke e cilësuar kuvendin si një “kuvend mençurie që vetëm Malësia e ka”.
“Faleminderit! Me ju dhe me Gostivarin n’❤️,” – u shpreh Limani pas takimit.
Takimi u zhvillua në atmosferë të ngrohtë e bashkëbisedimi, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për komunitetin dhe perspektivat e zhvillimit të Malësisë së Gostivarit.