
Valbon Limani në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Zvicrës: Faleminderit Zvicër…
Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, Valbon Limani, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, e mbajtur në Rezidencën e këtij shteti mik, transmeton Flaka
“Sonte kisha kënaqësinë të isha pjesë e ceremonisë kushtuar Ditës Kombëtare të Zvicrës mbajtur në Rezidencën e Zvicrës”, u shpreh Limani.
Ai përcolli urimet e tij për ambasadoren zvicerane, Véronique Hulmann: “Ambasadorja Véronique Hulmann mori urimet e mia të përzemërta për një shtet mik si Zvicra dhe një falenderim për punën e shkëlqyer gjatë shërbimit të saj.”
Në fund, Limani shprehu mirënjohjen e tij: “Faleminderit e respektuara Véronique Hulmann! Faleminderit Zvicër!” Flaka