
Valbon Limani priti ambasadorin turk Ulusoy, bashkëpunime të reja për Gostivarin
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy, përcjell SmartNews
Limani e cilësoi këtë vizitë si një nder dhe gëzim, duke theksuar se biseduan për mundësi të shumta bashkëpunimi me Turqinë.
Njoftimi i plotë i Limanit:
“Nder dhe gëzim të prisja sot ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy. Folëm për bashkëpunime të shumta, të cilat janë të natyrshme me një shtet vëlla si Turqia”, nënvizon Limani./SmartNews.mk/