AA
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për ZYRTARE.net, ka prezantuar disa nga projektet kryesore që, sipas tij, do ta ndryshojnë rrënjësisht pamjen e qytetit dhe do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Një nga prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm, siç u shpreh Limani, do të jetë rikonstruksioni i bulevardit “Vëllezërit Gjinovski”, me gjatësi 1.6 km, që shtrihet deri te ura e gjykatës. “Fillimisht do të rikonstruktohet, ndërsa më pas, së bashku me qytetarët që kanë prona në atë pjesë, do të gjejmë zgjidhje për hapjen e plotë të saj, pasi njihet si arteria kryesore e qytetit,” tha ai.
Prioriteti i dytë, sipas tij, është ura tek gjykata, e cila do të prishet tërësisht dhe do të ndërtohet e re, me katër korsi – duke përfshirë edhe korsitë për biçikleta.
Një tjetër projekt me rëndësi është rregullimi i qendrës së qytetit, ku është planifikuar një zgjidhje e re infrastrukturore për komunikacionin, me qëllim që Gostivari të “marrë frymë më lirshëm”.
Në planin e projekteve hyn edhe ndërtimi i një garazhi nëntokësor pranë Komunës së Gostivarit, si dhe rikualifikimi i parkut të qytetit, i cili pritet të kthehet në një hapësirë të dedikuar për pushim dhe argëtim për qytetarët.
“Ne besojmë se me këto projekte, Gostivari do të marrë një pamje tjetër, më moderne, dhe do të krijohen kushte më të mira për të gjithë banorët,” u shpreh Limani.
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim